Lista e përfituesve të bursave pritet të rritet edhe për afro 600 studentë
Këshilli Drejtues i UP-së sot vendos për bursat e studentëve, shkruan “Koha Ditore”. UP-ja nuk ka mundësi financiare t’u ofrojë bursë 1500 studentëve, sa pohohet të kenë plotësuar kriterin.
Ajo është duke analizuar zgjidhjen tjetër – që të ulë vlerën e bursës nga 900 në 800 euro, dhe listës prej 908 studentëve, sa janë përzgjedhur tash, t’i shtohen edhe afro 600 të tjerë.
Ky kompromis pritet të pranohet nga përfaqësuesit e studentëve.


