United Hospital

Lirohet i arrestuari Arbër Ibrahimi

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) Arbër Ibrahimi është liruar sot pas arrestimit dhe dërgimit të tij në Vranjë. Arbër Ibrahimi i cili vjen nga fshati Nesalcë i Bujanocit është liruar pasi është mbajt dhe marrë në pyetje për disa orë lidhur me akuzën që ishte ngritur ndaj tij në vitin 2006, pasi gjatë festës së 28 nëntorit ai me shokë kishte vendosur flamurin me shqiponjën dykrenore në ballkonin e ndërtesës së komunës së Bujanocit, raporton Titulli.

Arbëri, ish pjesëtar i UÇPMB-së, i cili një kohë jetoi jashtë vendit dhe tani në Kosovë, kishte ardh për vizitë në vendlindje kur edhe është arrestuar.

Lidhur e arrestimin e tij gjatë ditës së sotme ka reaguar Lëvizja e Progresit Demokratik, duke e vlerësuar këtë akt si një akt provokativ dhe vazhdim i diskriminimit të shqiptarëve e posaçërisht të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së.

Vlen theksuar se edhe ndaj elitës politike të Luginës të cilët gjatë festës së 28 nëntorit kanë përdorur këtë simbol kombëtar në objekte të institucioneve të Serbisë, i janë ngritur procedura gjyqësore, mirëpo, asnjëri politikan shqiptar nuk është arrestuar ashtu siç u arrestua sot dhe më pas u lirua Arbër Ibrahimi./Titulli.com/

————————————————————–
Arrestohet Arbër Ibrahimi, ish pjesëtar i UÇPMB-së, reagon LPD

Lëvizja e Progresit Demokratik dhe lideri i saj Jonuz Musliu, njëherit kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, reagojnë ashpër me rastin e burgosjes së ish pjesëtarit të UÇPMB-së, Arbër Ibrahimi, nga policia serbe.

UBT

Arbër Ibrahimi, nga fshati Nesalcë komuna e Bujanocit, gjatë vitit 2006, akuzohet nga Gjykata serbe, kinse, ai, dhe një grup të rinjsh, me rastin e festave nacionale të 28 nëntorit jo ligjshëm e kanë ngritur Flamurin Kombëtar, në ndërtesën e Komunës së Bujanocit.

“Ndonëse i liruar nga Gjykata e Apelit, Arbëri ka jetuar një kohë të gjatë, jashtë vendit, kur sot, në Preshevë, arrestohet nga policia dhe me procedurë të shpejtë dërgohet në burgun e Vranjës”, thuhet në reagimin e LPD-së të nënshkruar nga kryetari Jonuz Musliu, të cilin e transmeton portali informativ Titulli.

LPD, arrestimin e Arbër Ibrahimit e konsideron si një akt provokativ dhe vazhdim i diskriminimit të shqiptarëve e posaçërisht të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së.

Në rajonin e Luginës së Preshevës, nuk është e rregulluar me ligj përdorimi i simboleve kombëtare, mirëpo gjatë manifestimit të Ditës së Flamurit, këto simbole përdoren edhe nëpër institucione komunale.

Lëvizja e Progresit Demokratik kërkon lirimin e menjëhershëm të Arbër Ibrahimit dhe ndërprerjen e diskriminimit të mëtejmë të shqiptarëve nga Beogradi zyrtar, njofton Qendra për Informim e LPD-së./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.