Uji Dea

Lirohen si të pafajshme gjinekologet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar nga akuza të pandehurat Maxhide Shaqiri, Hamide Zeqiri dhe Vjollca Kosumi.

Të pandehurat Maxhide Shaqiri dhe Hamide Zeqiri. janë akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit se me datë 03.03.2016 në Spitalin Regjional në Gjilan, me rastin e trajtimit të pacientes, tani e ndjerë Arbenita Spahiu gjatë dhënies së ndihmës mjekësore, me dashje eventuale kanë përdorur mjetet e papërshtatshme të mjekimit ndaj pacientes dhe nuk i kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore gjatë lindjes, ndërsa e pandehura V. K. si mjeke kujdestare në kundërshtim me detyrat e saj, ka refuzuar dhe nuk i ka ofruar ndihmën mjekësore pacientes.

Trupi gjykues pas disa seancave të mbajtura, shqyrtimit të provave, dëgjimin e ekspertizës dhe super ekspertizës, nuk ka arritur të vërtetoj që këto të pandehura kanë kryer veprat penale.

ARKATANA

Të pandehurat M. Sh. dhe H. Z. janë akuzuar për veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260 paragrafi 4 e lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ndërsa e akuzuara V. K. është akuzuar për veprën penale “Mos dhënia e ndihmës mjekësore nga neni 261 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit, brenda 15 ditësh thuhet në njoftimin e Sabit Shkodrës zëdhënës i Gjykatës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.