Lirohen 5 shqiptarët e Luginës, të arrestuar më 4 maj

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Beograd – Gjykata Speciale serbe në Beograd, sipas burimeve të Preshevanews, ka liruar që të pesë shqiptarët e arrestuar më 4 maj, nënë akuzën për krime lufte.

Siç bëhet e ditur në mungesë të fakteve prokuroria speciale për krime lufte në Beograd ka liruar pesë shqiptarët e arrestuar më 4 maj dy ditë para zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale në Luginën e Preshevës, nënë aktakuzën për krime lufte.

UBT

Të arrestuar ishin Sherif Abdyli – koordinator i OSBE-së për Luginën e Preshevës dhe Nadir Sefedini, në Tërnoc, Elhami Salihu, në fshatin Breznicë Mustaf Limani dhe Sevdail Emërllahu që të gjithë këta për krime lufte, përderisa Blerim Duraku nga fshati Breznic është arrestuar me pretekst armëmbajtje pa leje.

Izet Qazimi – vëlla i Komandant Lleshit, dhe Bajram Shabani qenë arrestuar nën akuzën për pengim të xhandarmërisë në aksionin e arrestimeve.