FITORJA

Lirim Jakupi në rigjykim para EULEX-it

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjykata e Qarkut në Gjilan e udhëhequr nga gjykatësit e EULEX-it ,Vlladimir Mikula, Mariola Pasnik dhe Vllastimir Dimiq janë duke dëgjuar dëshmitë dhe provat në rastin e Lirim Jakupit.

Lirim Jakupi ish luftëtar i UÇPMB-së i njohur me nofkën e luftës “Nazi” sërish është duke u paraqitur në një proces gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Gjilan të cilën po e udhëheqin gjykatësit e EULEX-it. Rasti i Jakupit është kthyer në rigjykim nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ndonëse,Lirim Jakupi ishte dënuar me gjashtë vite burgim nga ish gjykatësi i UNMIK-ut Vinod Bolello, rasti i tij është kthyer në rigjykim tha për Rajonipress, avokati Bajram Krasniqi. Krasniqi tha se ndaj Lirim Jakupit nuk ka aktakuzë shtesë,pos asaj që është ngritur në vitin 2003 nga ana e prokurores ndërkombëtare,Elizabet Ren.

Sipas Krasniqit ,Lirim Jakupi është në përfundim të vuajtjes së dënimit dhe realisht ndaj tij nuk ka as aktakuzë të ngritur për ikjen e tij nga Burgu i Dubravës.”Unë kam kërkuar me shkrim që a`i të lirohet nga burgu,por ndërkohë me rastin e tij është duke u marrë një avokat gjilanas,sipas detyrës zyrtare” sqaroj Krasniqi.

Në zyrën e EULEX-it në Gjilan (Gjykata e Qarkut), askush nuk ka dashur të flas për rrjedhën e gjykimit. Ndërsa avokati sipas detyrës zyrtare Nasuf Nasufi tha se nuk guxon të flas pa lejen e EULEX-it.

Ndërkohë Rajonipress ka kërkuar zyrtarisht një aktakuzë nga kryetari i trupit gjykues Vlladmir Mikula,i cili i është përgjigjur pozitivisht,duke e dërguar me postë elektronike.

Derisa ,Bajram Krasniqi thotë se aktakuza ndaj Lirim Jakupit që nga fillimi ka qenë e paqëndrueshme,sipas Elizabet Renit, Jakupi akuzohet për periudhën e vitit 2003 i cili së bashku me Asllan dhe Rasim Bajramin dhe Basri Xhemailin kanë qenë duke u përgatitur për një akt terrorist në territorin e Serbisë.

Ren e ngarkon, Jakupin edhe si pjesëmarrës në një akt terrorist të kryer në vitin 2003 ndaj dy policëve serb në punktin policor në Konqul të Serbisë .

Uji Dea

Jakupi akuzohet për veprat penale të shtytjes, asistencë apo kryerje të terrorizmit. Sipas avokatit Krasniqi aktakuza e prokurores Ren është e paqëndrueshme sepse në këtë rast nuk ka dëshmitarë dhe se Lirim Jakupi në atë aktakuzë përmendet vetëm kalimthi.

“Tek e fundit Jakupi po gjykohet për një rast që është gjykuar në Gjykatën e Gjilanit dhe ku janë shpallur të pafajshëm Asllan Bajrami,Rasim Bajrami dhe Basri Xhemaili.
Rasti i Jakupit është tejet interesant,meqë ishte arrestuar më 20 dhjetor 2004 nga policia e UNMIK-ut.

Atë kohë Jakupin e bënte përgjegjës prokurorja tjetër ,Cecelija Tilliada,dhe e ngarkonte për tri vepra penale të detyrimit ,katër vepra penale të rrëmbimit dhe tri vepra penale të shtrëngimit. Jakupi në këtë gjykim u shpallë fajtor së bashku me ish komandantin e UÇPMB-së, Shefket Musliun,dhe mori një dënim unik prej gjashtë viteve burg.

Aktakuza e dytë ndërkaq e ngarkon Jakupin për periudhën e vitit 2003 i cili së bashku me Asllan dhe Rasim Bajramin dhe Basri Xhemailin,kanë qenë duke u përgatitur për një akt terrorist në territorin e Serbisë.

Në gjykimin e grupit të Asllan Bajramit kanë dëshmuar disa dëshmitarë dhe ai së bashku me Rasimin dhe Basriun janë liruar të pafajshëm nga Gjykata e Gjilanit në gusht të vitit 2004 , pasi u publikuan analizat e ADN-së, të bëra në Institutin Kërkimor të Mjekësisë Ligjore në Bullgari të cilat nuk e implikonin këtë grup në aktet terroriste siç saktësonte aktakuza.

Historia e Lirim Jakupit nuk ndalet këtu. Atij,Gjykata Supreme e Serbisë i kishte vërtetuar dënimin prej 15 vitesh burg,meqë Gjykata e Vranjës në vitin 2003 ,në mungesë e kishte dënuar dhe shpallur fajtor.

Në vendimin e Gjykatës Supreme të Serbisë është thënë se “ Lirim Jakupi ish komandant lokal i UÇPMB-së i cili tani ndodhet në arrati i është vërtetuar dënimi prej 15 vitesh,për shkak të veprimtarisë së tij armiqësore që i përkiste grupit të Shefket Musliut”.

Ky vendim i gjykatave të Serbisë ishte kritikuar ashpër atëkohë nga Bajram Krasniqi. “Për mua ky vendim ishte jovalid sikurse që është një aktakuzë e paqëndrueshme edhe e prokurorëve ndërkombëtar në rastin Jakupi”pati thënë Krasniqi.
Sipas tij të njëjtat akuza të fabrikuara nga ana e inspektorëve të sigurimit shtetëror të Serbisë janë shfrytëzuar edhe nga UNMIK-u në Kosovë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.