ARKATANA

Lirikë e çasteve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

E imja qé ëndrra që e pashë, Imja është e bukura e askujt, për mua më të vemuarin, nata është e errët, bubullin.

E dëshiroj një udhë të gjatë
përtej vetmisë së vetmuar
ka zogj që këndojnë bukur
dhe hapësira ku jetohet mirë

Vetëm për mua të vetmuarin
drejtësia shumëzon me zero
në kraharor kam gjithësinë
poezinë e të gjitha çasteve

FIDANISHTJA

E imja qé ëndrra që pashë
ylli yjor ma solli një letër
poet, nxirrja një lot ndjesës
kjo botë s´mund të jetë tjetër!..

Rrustem Geci, poezi nga libri “Gacat e prushit”