Fundamenti

Lirie Aliu premton Pajtimin e Madh dhe thirrje për unitet ndër shqiptar

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Kandidatja për deputete nga LDK e Vitisë, Lirie Aliu, ka adresuar një nga mesazhet më të fuqishme dhe më njerëzore të kësaj fushate zgjedhore, Pajtimin e Madh ndër shqiptarë.

“Nëse premtoj diçka në këtë fushatë, është Pajtimi i Madh”, shkruan Aliu, duke ngritur zërin kundër ndarjeve të thella që kanë lënduar raportet ndërnjerëzore dhe kanë plagosur bashkëjetesën shoqërore. Ajo thekson se përçarja nuk është natyrë e popullit shqiptar, por pasojë e interesave të ngushta politike që kanë vënë njerëzit përballë njëri-tjetrit.

“Populli shqiptar nuk është i përçarë nga natyra. Ai përçahet kur përdoret si mjet për ideologji dhe ambicie personale”, shprehet Aliu, duke apeluar për reflektim, përgjegjësi dhe kthim te vlerat që na kanë mbajtur bashkë ndër breza.

UBT

Mesazhi i saj është thirrje për shërim shoqëror, për ulje tensionesh dhe për ndërtim të një kulture politike që bashkon, jo ndan. Në një kohë kur fjalët shpesh ndajnë, Lirie Aliu zgjedh të flasë për pajtim, respekt dhe rikthim të besimit mes njerëzve.

Pajtimi i Madh nuk është vetëm premtim elektoral është nevojë kombëtare dhe vizion për të ardhmen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.