Eko Higjiena

Liridona Lluka u zgjodh kryetare e re e AGPK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gazetarët e Kosovës kanë votuar sot për kryetarin e ri dhe anëtarët e bordit të Asociacionit të Gazetarëve Profesionstë të Kosovës.

Me 75 vota, Liridona Lluka është zgjedhur kryetare e AGPK-së në mandatin e ri dy vjeçar. Ndërsa kundërkanditatë të Llukës në garë ishin Vehbi Kajtazi me 71 vota, Arben Ahmeti me 46 vota dhe Halil Matoshi me 38 vota.

Liridona Lluka punon si gazetare në Radio Dukagjin. Ka punuar për dy vjet e gjysmë në Koha Vision dhe në Radio Televizionin e Kosovës. Ka të përfunduar fakultetin e gazetarisë dhe ka magjistruar në komunikim masiv në universitetin AAB.

Mobi Casa

Ndërkaq anëtar të bordit u zgjodhën: Lulzim Demolli, gazetar i Kohës Ditore, Xhemail Rexha gazetar i Kohavizionit, Teuta Gashi gazetare e Agjencionit Kosovapress, Shkodran Gajraku gazetar në KlanKosova, Jeton Sopa kameraman në Top Chanel, si dhe Ardita Sylejmani gazetare në RTK.

Kuvendi zgjedhor është përcjellë me kritika të mëdha ndaj bordit që përfundoi mandatin./Indeksonline/