UBT

​Liria e medias ana ligjore dhe praktike në Kosovë

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Herolind Rama – Mediat jo vetëm në Kosovë por edhe në shumë vende të tjera të Botës ngulfaten nga presioni dhe shantazhi politik dhe biznesor, pasi detyrë e mediave është të raportojnë për gjendjen reale duke paraqitur atë në formën më të mirë të mundshme dhe duke mos pas tendenca anuese por duke qenë gjithnjë objektive dhe neutrale në raportim.

Prandaj mediat janë të prirura të shpërfaqin të keqen në shumësi duke qenë nuhatëse të vërtetës së paster ato shihen si një llojë oponenti negativ për një kategori të shoqërisë njerëzore.

Trendi i mediave në botë ka pasur një rol të madh pasi shpesh media ka bërë ndryshime rrënjësore në segmentin e politikës. Vlen të theksohet rasti i aferes “Watergate” ku dy gazetarë të Washington Postit, Carl Bernstein dhe Bob Woodward më 17 qershor 197 ë, zbuluan se një vjedhje misterioze ka ndodhur në selinë e Partisë Demokratike, në një ndërtesë të quajtur Watergate, në Washington. Pesë burra u zunë me presh për dore: ky është vetëm fillimi i skandalit të bujshëm, i cili do ta rrëzojë presidentin republikan Richard Nixon, i detyruar të japë dorëheqje në gusht 1974.

Pra nga ky rast kuptojmë impaktin që mund ta kenë mediat në raport me zbardhjen e aferave të pista që mund të realizohen në kuader të institucioneve publike të cilat duken të jenë kredibile në shikim të parë por kur futesh më gjerë kupton se gjendja është ndryshe. Një rast aktual tek ne ishte kur ish- Rektori Ibrahim Gashi u detyrua te jap dorëheqje nga pozita e rektorit pasi kishte bërë falcifikim me doktoratën e tij me disa publikime një revistë imagjinare, krejt kjo situatë erdhi kur gazetari Besnik Krasniqi i gazetës Koha Ditore vuri në pah këtë manipulim të ish- rektorit.

Një anketë e realizuar tash së fundi me gaztarët e Kosovës në lidhje me lirinë e medias rezultati del si në vijim se gazetarët kanë presion mesatar nga ana e qeverisë dhe tek opcioni i lirë ata kanë dhënë përgjigje se janë të cenuar nga bizneset që operojnë në vend ose nga grupe të caktuara të interesit. Në rast presioni gazetarët se kujna duhet t’i drejtohen në përqindje të madhe janë përgjigjur se AGK-ja është adresa kryesore, por disa kanë vënë në pah edhe gjykatat ndërkaq një numer i vogel ka aludu tek mënyrat e tjera. Kurse tek ajo se sa janë të informuar rreth ligjeve ekzistuese të cilat janë për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve në shumësi janë përgjigjur që janë shumë të informuar, kategoria e dytë pak, ndërsa opcioni mesatarisht rradhitet si i fundit.

KKVITI

Në anen tjeter se me cfarë forma janë ndier të rrezikuar gazetarët kur kanë raportuar ndonjë lajm të ndjeshëm, në shumicë janë përgjigj si psh : ndërhyrje në raport gazetaresk, së dyti në përqindje na del kërcnimi dhe së treti shantazhi për likuidim fizik. Të pyetur se sa janë institucionet kooperuese, shumica janë përgjigj se janë pak kooperuese ndërsa të tjeret janë përgjigj se janë deri në një masë kooperuese. Si përfundim për raportin e “Freedom Housit” që e ka radhit Kosovën për nga liria e medias si vendi i 49, se si duhet të veprohet që kjo normë të bie përgjigjet i kemi në këtë formë, fillmisht fokus i kanë dhënë vetdijesimit të institucioneve tona për rolin e medias, së dyti janë përgjigjur ndjekja e procedurave ligjore në rast shantazhi.

Si rezyme e gjithë asaj se cka u përmend më lartë arrijmë të konkludojmë se presion më i madh ndaj gazetarëve vie direkt organet qeverisëse të cilat na udhëheqin në nivel vendi. Format e presionit dhe të joshëjes shtrihen mbi bazën financiare, ku qeveria i kushtëzon me para gazetarët dhe ata domosdoshmërisht duhet të mbajn vija anuese nëse duan ta marrin një pagë mujore. Në an ën tjet ër kemi edhe media private të cilave gazetarët u nënshtrohen bossave të tyre dhe domosdoshmërisht edhe në këtë mes kemi censur për gazetarët të cilët mendimet e tyre duhet t’i shpërfaqin sipas politik ës së atij mediumi ndryshe fluturojn jashtë.

Gazetarët po ashtu gjatë ushtrimit të profesionit të tyre shpesh herë kanosen nga rreziqet me të ndryshme dhe kjo është si pasojë e asaj se tek ne ende dominon fryma se gjërave të kqija duhet tua vëjmë kapakun. Urojë që kjo frymë e brishtë tek ne të evitohet dhe të vetdijesohen si qytetarët ashtu edhe njer ëzit e politikës dhe të biznesit se gazetarët nuk janë armiqët e tyre por thjeshtë ata po e bëjnë punën e tyre. Sado që media ndonjëherë mund të duket armike e jona, shpesh herë sic e quaj unë është ajo vishllja e cila gjindet në mes dy anëve të kifles.

Një gj ë duhet ditur se misioni i neve gazetarëve është që ta ruajmë profesionin dhe të jemi sa m ë të dinjitetshëm në profesion dhe mos t’i tejkalojmë kufinjët e normales ta ruajmë etikën profesionit pra në këtë form ë ne ruajmë edhe profesionin tonë. Mos të shëndrrohen gazetarët në marijoneta të tjerëve duke paraqitur senzancion dhe jo informacion sipas asaj në cka realisht thirret profesioni i tyre. Prandaj krejt në fund na duhet shumë punë për tu bërë që gazetarin ta shpëtojmë në çdo mënyrë që na kërkohet.