Hidromorava

Dërguti: VV po kërkon vëmendje, ndërsa fokusi duhej të ishte te marshi dhe zhvillimet në Hagë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-deputetja Aida Dërguti ka deklaruar se pushteti po e mban vëmendjen te kriza institucionale, në një kohë kur fokusi duhej të ishte te marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe zhvillimet në Hagë.

Dërguti tha se për ditë të tëra debati publik është përqendruar te konstituimi i Kuvendit, duke lënë në plan të dytë ngjarjet që lidhen me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Fundamenti

“Këta njerëz që janë në pushtet, bashkë me doktorët e tyre, janë një lloj ‘drama queen’ që krijojnë një dramë të paqenë. Pra, i pamë që dy javë ku krejt mediat u fokusuan me idenë se po formohen institucionet, po konstituohet Kuvendi e të tjera. Pra, bënë disa lëvizje për të mos bërë asgjë. Jo, këta duan të jenë qendra e vëmendjes ndërkohë që ka zhvillime atje. Pra, në vend se këto dy javë të ishin maksimalisht në media të flitej për mobilizimin, për marshin, për nesër dhe për atë se çfarë po ndodh në Hagë, gjë që është jashtëzakonisht më e rëndësishme në krahasim me këtë”, tha Dërguti. /Klankosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.