FITORJA

Lipovica takon pronarët e argjendarive në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në Gjilan, Major Agim Lipovica me stafin e tij të lartë, ka pritur në takim pronarët e argjendarive të komunës së Gjilanit. Në këtë takim, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në qytetin e Gjilanit, ndërkaq është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetet dhe masat e policisë rreth dyqaneve të argjendarive në Gjilan, në parandalim të incidenteve kriminale, vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve.

Major Agim Lipovica, i ka siguruar pronarët e argjendarive se policia ka hartuar “planin operativ” me masa të shtuara të policisë në terren dhe prezenca e policisë në parandalim veçanërisht në orët e mbrëmjes, me qëllim preventivë do të jete ma e shtuar rreth lokacionit të argjendarive.

Edhe përfaqësuesit e argjendarive u zotuan se do të ndërmarrin masa të shtuara në dyqanet dhe për rreth tyre si me kamera të sigurisë alarme të zëshëm dhe forma tjera të sigurisë.

ARKATANA

Me këtë rast, ftohen qytetarët për bashkëpunim, që për çfarëdo informacioni, që mund të qon në një rast kriminal, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,apo numrit emergjent 112.

Informacionet e juaja do të trajtohen menjëherë nga policia dhe të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë thuhet në njoftimin e toger Ismet Hashanit, zëdhënës Rajonal i Policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.