Eko Higjiena

Lipovica: Në Viti rastet e vjedhjeve ulen për 50%

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është folur për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në këtë komunë. Siguria në Komunën e Vitisë, është cilësuar si e qetë dhe stabile nga Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Agim Lipovica.

Ai gjatë këtij takimi ka paraqitur edhe disa të dhëna për të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, e ndër to bëri me dije se në këtë komunë janë ulur rastet e vjedhjeve për 50%, janë ulur aksidentet e komunikacionit me fatalitet por janë rritur për 3% aksidentet me dëme materiale.

Ndër tjerash ai kërkoj nga qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë , duke u zotuar se rastet e bashkëpunimit do të trajtohen në fshehtësi. Lipovica tregoj se në Viti, ka pasur edhe 5 raste të konfiskimit të narkotikeve por fatmirësisht në sasi të vogël.

Mobi Casa

Kurse zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, falënderoj mekanizmat e sigurisë për punën që po e bëjnë në këtë komunë dhe potencoi se Komuna e Vitisë, ka një bashkëpunim të mirë me ta.

Edhe, Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim në Viti, kërkoj që Policia e Kosovës që të shtoj praninë e tyre për shkak të maturantëve.

Imri Emerrlahu, Koordinator i EVSB-së në Viti, përmendi disa shqetësime të përgjithshme që kanë të bëjnë me sigurinë. Gjithashtu në këtë takim Adnan Zenuni, nga Këshilli Lokal i Sigurisë në Bashkësi për Viti, bëri me dije se ata janë përfitues të një donacioni me të cilën parashihet që në një nga shkollat e Vitisë të vendosën kamerat për sigurinë e nxënësve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.