Fidanishtja

Lipovica: Ka marrë fund grupi i hajnave që plaçkiste objektet afariste në Viti

/ 3 minuta lexim

Viti – Agim Lipovica, Komandat i Stacionit Policor në Viti, gjatë takimit të sotëm të KKSB-së ndër tjerash me theks të veçantë ka folur për gjendjen e sigurisë në këtë komunë. Ai tha se gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë, ka qenë stabile gjatë vitit të shkuar, por shtoj se ka pasur shqetësime për shkak të disa vjedhjeve që janë bërë në subjektet afariste, nga një grup që ka operuar në Viti, Ferizaj dhe Gjilan. Komandanti Lipovica tha se falë bashkëpunimit vjedhjet nga ky grup kanë marrë fund.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Viti ka mbajtur sot mbledhjen e parë të këtij viti. Gjatë këtij takimi në veçanti është biseduar rreth gjendjes së sigurisë në këtë komune e cila është vlerësuar si e qetë dhe stabile. Gjithashtu është diskutuar edhe për Planin e Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2018, plan ky i cili është miratuar me shumicë votash por me qëllim të inkorporohen edhe disa sugjerime të dhëna.

Agim Lipovica, Komandat i Stacionit Policor në Viti, gjatë takimit të sotëm të KKSB-së ndër tjerash me theks të veçantë ka folur për gjendjen e sigurisë në këtë komunë.

Ai tha se gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë, ka qenë stabile gjatë vitit të shkuar, por shtoj se ka pasur shqetësime për shkak të disa vjedhjeve që janë bërë në subjektet afariste, nga një grup që ka operuar në Viti, Ferizaj dhe Gjilan. Komandanti Lipovica tha se falë bashkëpunimit vjedhjet nga ky grup kanë marrë fund.

Mobi Casa

Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në fillim të këtij takimi i ka falënderuar ish anëtarët e KKSB-së, për punën e bërë dhe shtoj se komuna që ai udhëheq mbetet e gatshme të vazhdoj bashkëpunimin edhe me anëtaret e rijnë të këtij këshilli por edhe me të gjithë mekanizmat e tjerë.

Ai tha se ky bashkëpunim është në interes të veçantë të qytetarëve të kësaj komune pa dallime. Kurse Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka paraqitur para anëtarëve të këtij këshilli Planin e Punës KKSB-së për Vitin 2018 dhe shtoj se ai plan përmban 20 objektiva por edhe aktivitetet dhe bartësit e këtyre aktiviteteve.

Kurse zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i cili edhe ka kryesuar këtë takim ndër tjerash kërkoj nga anëtarët që para votimit të planit në fjalë të japin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre.

Përndryshe Plani i Punës së KKSB-së për vitin 2018 është votuar me shumicë votash por që të bëhen edhe disa ndryshime. Pjesë e këtij takimi ishte edhe Toger Hajradin Mustafa, Komandant i Stacionit Policor për mbikëqyrje kufitare për Komunat Viti e Gjilan./rajonipress/