Lineari im i gjakut

Poezi nga Atdhe Geci
Në truallin e muzave më artdhënëse
është shkruar libri “Iliada shqiptare”
“Kanuni poetik” dhe libri ”Flatrat”,
“Pasha këtë tokë” si dhe “Shqipëria
është më e madhe se Shqipëria” etj.
Kam bërë shkollë të vështirë të jetës
jam një banor në shtëpinë e popullit
Antikë quhej dashuria ime, Rilindje
quhen ndërtuesit e atdheut tim, unë
dhe Antika qemë miq udhe e kauzë
ne që e shkruajmë fjalë për shqipen
jeta shkruan tregime, romane, poezi
koha në fjalë është një truall i jetës.
Mike, në vendin tim dhe vendit tuaj,
poezia është art i përjetësisë letrare,
qetësisht e dehur, qetësisht e bukur!
Në truallin e muzave më artdhënëse
me germa prushi dhe me furi zjarri
është shkruar libri “Iliada shqiptare”
dhe mija vargje të farës shqiptare!…
Atdhe Geci – Poezi nga libri im “Iliada shqiptare”, faqe, 1035