ARKATANA

Lindita Ramushi poete e vitit 2012

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria e kulturës ka shpallur më të mirët e vitit edhe në fushën e kulturës. Poete e vitit është shpallur Linditë Ramushi kurse me mirënjohje e çmime të ndryshme janë nderuar shumë ansamble, këngëtar e këngëtare, klube e shoqata të ndryshme kulturore.

Drejtori i kulturës Veton Nevzati duke folur për këtë eveniment të rëndësishëm kulturor ka thënë se më lejoni që me rastin e përmbylljes së këtij viti të suksesshëm kalendarik për kulturën, rininë dhe sportin gjilanas, të ju dëshiroj mirëseardhje të gjithëve dhe të ju përgëzoj për bilancin impresiv të të arriturave që treguat gjatë gjithë vitit 2012.

“Përkundër sfidave që kishim dhe të cilat ishin kryesisht të karakterit material, mund të themi me kompetencë se jemi të kënaqur me rezultatet e arritura në tri fushat të cilat i menaxhon nga drejtoria jonë. Këtë vit në aktivitete kalendarike të komunës ne bëmë avansim kualitativ të të gjitha veprimtarive dhe atë që nga segmentet e artit letrar, skenik, muzikor dhe atij pamor” ka thënë Nevzati.

Kështu në listën e më të dalluarve për vitin 2012 në fushën e muzikës janë nderuar me mirënjohje Elta Bunjaku, Lirak Rushiti, Sirije Gagica, Isa Jakupi, Merita Sahiti, kori i qytetit, kori i fëmijëve, trupa artistike muzikore e qytetit, ansambli Gjilani, ansambli Albafolk, Gurra, Bajram Curri, Yarin, Fluturat, Qendra Laboratorium, Entela Demi, Muharrem Sylejmani, Fatmir Spahiu, Jeton Muja, Video Art, Muhamed Sadriu.

FIDANISHTJA

Epiteti poeti më i mirë i vitit i takojë Linditë Ramushit.

Mirënjohje post mortum kanë marrë Xhevat Ismajli, Arif Isufi, Skender Maliqi.

Kurse në fushën mediale me mirënjohje janë nderuar Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”, TV Vali, portali lokal 2lonline, radio star, radio energjia, radio rinia dhe rajonipress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.