Eko Higjiena

Lindi 10 fëmijë për nëna të tjera

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Një 47-vjecare në Britani i ka dhënë jetë 10 fëmijëve, por asnjë prej tyre nuk ka qenë biologjikisht i saji. Tani ajo ka vendosur që të tërhiqet nga biznesi i bebeve.

Jill Hawkins, e cila rrezikoi jetën në shtatzaninë e saj të fundit ka vendosur, që të mos vazhdojë më me karrierën e saj 20-vjeçare, si ‘surrogate mother’.
Jill është e vendosur se binjakët Jacob dhe William, të cilët lindën para kohe janë fëmijët e fundit që ajo mbajti në trupin e saj.
Binjakët lindën përmes një operacioni cezarian 8 javë para parashikimit dhe i rrezikuan jetën Jill-it, e cila humbi një sasi të konsiderueshmë gjaku. Zonjusha Hawkins është beqare dhe tani në moshën 47-vjeçare ka vendosur që të mos rrezikojë më.

Por miqtë e saj thonë se kështu ndodh gjithnjë me Jill; ajo pas një lindje është e vendosur që të ndalojë, por ndryshon mendjen disa muaj më vonë.
“Tani është koha që unë të ndaloj. Unë nuk mund të rrezikoj jetën e një bebeje e po ashtu edhe jetën time. Ndihem keq që linda dy fëmijë prematurë. Por edhe unë rrezikova shumë”, rrëfen Jill.

Binjakët erdhën në jetë dhe tani ndodhen në mbikëqyrjen e mjekëve. Prindërit e vërtetë janë një çift që kanë një vajzë 10-vjeçare të lindur natyralisht, por që e patën të pamundur të kishin fëmijë të tjerë në këtë mënyrë.

Fundamenti

Kur priste fëmijën e saj të parë si ‘surrogate mother’, Jill gënjeu shefin e saj përsa po ndodhte. Ajo ‘shpiku’ një partner dhe u tha kolegëve se fëmija vdiq pas lindjes, duke ngjallur keqardhje te njerëzit më të cilët punonte.

Një vit më pas ajo priste sërish një fëmijë, ndërsa u diagnostikua me depresion. Në vitin 2004 ajo ndihej aq e mërzitur sa tentoi që të vetëvritej duke marrë një mbidozë ilacesh. Zonjusha Hawkins paguhej 12 mijë paund për çdo shtatzani, por kurrë nuk kishte rënë në dashuri. Megjithatë ajo shprehet e kënaqur sepse shtatzanitë e kanë përmbushur si grua.

“Fatkeqësisht nuk ka mjaftueshëm gra, të cilat janë të afta ose janë dëshirë për të kryer shtatzani në favor të disa çifteve. Unë jam me fat që kam patur kushtet, por asnjëherë nuk kam dashur fëmijë për veten time”, thotë Jill.