Mobi Casa

Linda përmallohet për Kosovën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Njëra prej këngëtareve me zërin më të fuqishëm të skenës sonë, Linda Halimi e cila tash e sa kohë po jeton në Amerikë me bashkëshortin e saj, duket se është përmalluar për vendin e vet. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’, ku ka lënë mbishkrimin.

“M’ ka shku mendja n’ Kosovë me shkue…”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë se kur do të vijë në vendin e vet. Ndryshe jo shumë kohë më parë Linda, ka njoftuar se është duke punuar në një këngë të re, por nuk ka treguar se a do të jetë ajo këngë për tregun tonë apo do t’i përvishet punës që të hyjë në tregun botërorë.

Fundamenti

Sido që të jetë, fansat nuk kanë hezituar të tregojnë që Lindën po e presin me padurim në vendin e vet.