UBT

Linda nuk ka kohë për dashuri

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Arlinda Vokshi apo siç e njohin të gjithë me pseudonimin Linda Zanzi gradualisht po përmbushë ëndrrën e saj të kamotshme. Kënga është profesioni i saj i dashur për të cilën po punon shumë në mënyrë që të arrijë suksese.

Ajo thotë se suksesin e madh e pati me këngën “Fancy” e cila edhe i hapi dyert e suksesit për të vazhduar më tutje. Linda aktualisht është duke punuar në albumin e saj të parë i cili pritet që së shpejti të jetë në duar të adhuruesve.

Jashtë këngës ajo merret me studime, fitnes, duke lënë anash sferën e dashurisë. Në intervistë dhënë “Zërit” Linda flet më gjerë për punën dhe planet e saj për të ardhmen.

– Cila është kënga që të solli suksese?
– Kënga me të cilën edhe e fillova suksesin quhet “Fancy” të cilën e kam plasuar para disa viteve bashkë edhe me videoklip. Kjo është njëra nga këngët e para që më hapi dyert e suksesit.

– Duke u nisur nga fakti se me këngë fitohet bukur shumë, e keni nisur edhe ju këtë profesion për t’u bërë e pasur?
– Jo, aspak nuk e kam nisur këngën për të fituar, por thjesht vetëm se më pëlqen shumë dhe është profesioni që e dua më së shumti. Prandaj kjo është arsyeja përse kam hyrë në botën e këngës.

– Çfarë zhanri të këngës kultivoni?
– Zhanri me të cilën kam filluar karrierën muzikore është Pop Folk, por për vetë faktin që këndoj edhe “live” nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore shpeshherë performoj edhe në zhanre tjera si p.sh. popullore, argëtuese, muzikë e vjetër qytetare etj.

– Sa është komerciale kënga juaj?
– Asnjëherë nuk më ka pëlqyer që këngët e mia të jenë komerciale, prandaj gjithmonë jam mundur të jem jashtë komercializmit.

– Duke u nisur nga fakti se këtë vit ka pasur mjaft shumë duete mes këngëtarësh, keni menduar ju ndonjëherë për ndonjë duet të mundshëm me ndonjë emër të skenës muzikore?

RCCOLA

– Është e vërtetë se këngëtarët gjatë periudhës së fundit po bashkëpunojnë mjaftë shumë duke realizuar duete mes vete, mirëpo thënë të drejtën unë nuk kam menduar për një duet të tillë. Edhe pse në fakt do të doja me ndonjë emër të njohur të skenës muzikore, mirëpo nëse do të vendos atëherë patjetër se do të mundohem të sjellë një duet të mirë për adhuruesit e mi.

– Dëshira juaj për këngën?
– Gjithmonë kam pasur dëshirë dhe synim të arrijë një karrierë të ndritur muzikore. Dhe për të arritur ëndrrën e kamotshme jam duke punuar çdoherë e më shumë në mënyrë që unë dhe adhuruesit e mi të këngës të jenë të kënaqur me produktet e mia muzikore. Synimi im është që gjithmonë të arrijë edhe më shumë suksese.

– Puna juaj jashtë këngës?
– Përveç këngës jam edhe në studime, të cilat kohën e fundit i kam lënë pak anash.

– Merresh me thashetheme?
– Edhe pse thashethemet janë pjesë e përditshmërisë së estradës muzikore, mbase janë edhe të shumta, unë gjithmonë mundohem të mos merrem me to. Ndonëse pa dashje ndonjëherë bëhesh pjesë e tyre, unë gjithmonë mundohem t’u largohem thashethemeve sepse nuk sjellin dobi për mua.

– Është Linda e dashuruar?
– Tani për tani nuk jam e dashuruar, mbase angazhimet për këngën bëjnë që mos t’i kushtoj edhe aq shumë rëndësi sferës së dashurisë.

– Çfarë do të sakrifikoje për dashurinë?
– Mendoj që do të sakrifikoja çdo gjë nëse është dashuri e sinqertë se për ndryshe nuk ia vlen.

– Si nis dhe mbaron një ditë e juaja?
– Zakonisht mëngjesin e nisi me kafenë në shtëpi, pastaj nëse kam ndonjë punë dalë e i kryej. Ndërsa një pjesë të ditës e kaloj me shoqërinë time dhe një pjesë tjetër në fitness.

– Çfarë ke vendosur të sjellësh tani në këtë fundvit për adhuruesit tuaj?
– Aktualisht jam duke punuar rreth albumit i cili shpresoj të përfundoj në fund të këtij viti. Uroj që albumi im i parë të pëlqehet në publik./zeri/