ARKATANA

Linda Halimi: Një shtëpi e kam blerë falë fitimeve nga TikTok-u

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, këto ditë është kthyer nga Amerika në Kosovë.

Ajo ka qëndruar për të realizuar tri klipe të këngëve të saj të reja, të cilat do të publikohen së shpejti.

Linda përndryshe është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale.

Ajo veçanërisht ka një hapësirë të dedikuar të kohës së saj në TikTok, ku shpesh kyçet live për të diskutuar tema nga më të ndryshmet me ndjekësit e saj.

Mobi Casa

E duke qenë se TikTok është një rrjet social me pagesë, këngëtarja nga Vitia ka treguar se ka arritur që deri më tash të fitojë një shumë të konsiderueshme nga kjo platformë.

“Pagesat në TikTok merren më shumë përmes live. Unë futem live-strem. Mund ta them me modesti që një shtëpi e kam blerë nga live-streaming”, ka thënë Linda Halimi gjatë bisedës në emisionin “In And Out” në RTV 21.

E njëjta tregoi se ka marrë ftesë prej dy vitesh për të qenë pjesë e formatit shumë të përfolur, Big Brother VIP, por që për arsye familjare e kishte refuzuar ftesën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.