Mobi Casa

Limak dhe KFOR përplasen për territor

/ 1 minutë lexim

Koncesionarit turko-francez i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Limak- Aeroports De Lyon”, nuk i kanë dalë ashtu siç ka menduar llogaritë në ndërtimin e terminalit të ri. Hapësira që do ta shfrytëzojë “Limak Kosovo”, nuk do të jetë e tëra ashtu siç kishte arritur marrëveshjen me institucionet e Kosovës gjatë koncensionimit të ANP-së.

Burime të gazetës brenda ANP-së, bëjnë të ditur se Limak ka pasur një mosmarrëveshje me KFOR-in gjatë punimeve që është duke i bërë në ndërtimin e terminalit të ri.

Eco Higjiena

“Një pjesë e zonës së hapësirës ku është duke u ndërtuar terminali i ri, kontrollohet nga KFOR-i, ndërkaq Limakut nuk i është bërë me dije kjo gjatë koncesionimit të ANP-së dhe kjo i ka paraqitur problem investitorit turk”, bën të ditur ky burim.

Mësohet se ky veprim ka alarmuar institucionet turke, me ç’rast ka ndikuar edhe në ftohjen e raporteve ‘vëllazërore’ me institucionet e vendit (më gjerësisht sot në gazetën Tribuna).