Fundamenti

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhet sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nisma Socialdemokratike ka mbajtur sot Konventën për prezantimin e programit dhe kandidatët për deputetë, për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Në fillim të fjalës së tij, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se sot, jemi të lirë dhe mblidhemi në tubime si ky, falë sakrificës së dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të luftës së UÇK-së.

“Prandaj, lë të kujtojme e nderojmë ata që me sakfrificën e tyre sollën lirinë: dëshmorët, invalidet e veteranët. Le të kujtojmë, ata që vazhdojnë edhe sot e kësaj ditë të paguajnë çmimin e lirisë, themeluesit e shtetit të Kosovës, Bacën Jakup e të tjerët. Le të kujtojmë e nderojmë UÇK-në”.“E kemi parë që këto vitet e fundit, fatkeqësisht, vlerat më sublime të lirisë së vendit janë përbuzuar, dhe me këtë, jemi dëshmitarë që liria jonë ëshë kufizuar, sepse atakimi i vlerave të lirisë redukton lirinë. Prandaj, jemi sot këtu, që këto vlera t’i rikthejmë aty ku e kanë vendin, në tempullin e demokracise së vendit tonë, në Kuvendin e Kosovës, sepse sa më shumë ushtarë, veteranë e invalidë të UÇK-së në institucione aq më shumë liri për Kosovën, aq më shumë pavarësi për Kosovën, aq më shumë sovranitet për Kosovën”.

UBT

Haradinaj: Fatmir, po më doket era fitore po vjen!

Partneri i Limajt, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se koalicioni AAK-Nisma dhe konservatorët garanton anëtarësimin e vendit në NATO.“Kryetar, Fatmir, po më doket era fitore po vjen”, tha Haradinaj.“Anëtarësimi në NATO, anëtarësimi direkt përmes planit aksional, e bën kthesën e madhe, jo vetëm të sigurisë, por edhe ekonomike dhe në të gjitha drejtimet e tjera të jetës. Ju sigurojmë që do ta bëjmë realitet. Jo veç me e thënë, po kemi me e bë”, tha Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.