Limaj: Ushtrinë e bëjmë me aleatë, territori i Kosovës nuk preket

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka garantuar se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), do të bëhen në koordinim të plotë me mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë. Ai i pyetur nëse Qeveria është konsultuar me partnerët për transformimin e FSK-së, ngase ambasada e ShBA-së, u deklaruar se nuk ishte e informuar, sqaroi se ky proces po zhvillohet me aleatë të cilët janë pjesë përbërëse e ndërtimit të shtetit.

Limaj pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, shtoi se ushtria e Kosovës, nuk është rrezik për askënd por që synohet stabilitetit në rajon.

“… me aleatët ndërkombëtarë të cilët janë pjesë përbërëse e ndërtimit të kapaciteteve tona dhe çdo gjë tjetër që ne e bëjmë dhe e kemi bërë do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtar”.

“Besoj që jemi në rrugë të sigurt Kosova ka të drejtë si çdo vend tjetër të rris kapacitetin e sigurisë së vet. Kosova besoj që tani ngadalë mund të jetë një partnere e regjionit, ta ndihmojmë regjionin dhe të jap kontributin e saj për sigurinë jo vetëm të vendit tonë, por edhe të rajonit”.

Limaj tha se tri Projektligjet e miratuara dje në Qeveri që mundësojnë formimin e ushtrisë janë trajtuar me kujdes, me të vetmin synim rritjen e nivelit të sigurisë, bashkëpunim dhe reformim të plotë.

“Ne do t’i rrisim kapacitete e sigurisë, projektligjet janë votuar në Qeveri janë të trajtuara mirë dhe me kujdes dhe kanë vetëm një funksion dhe vetëm dhe një qëllim rritjen e nivelit të sigurisë bashkëpunim dhe reformim të plotë”.

Kur foli për debatet e fundit për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ai shtoi se nuk duhet dhe nuk mund të ketë bisedime për sovranitetin dhe integritetin e vendit me asnjë shtet tjetër, raporton EO.

“Ne udhëhiqemi nga Kushtetuta e Kosovës me deklaratën e Pavarësisë me vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe këtij janë udhërrëfyes të Republikës së Kosovë”.
“Në çfarëdo dialogu në çfarëdo bisedime sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë të padiskutueshme dhe të panegociushëm me askënd dhe për asgjë”.

Limaj ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar për parapërgatitjet për mbledhjen e dy qeverive shqiptare që pritet të mbahet gjatë këtij viti.
Objektivat e dy shteteve sipas Limajt, janë të qarta: Rritja dhe thëllimi i bashkëpunimit ekonomik Kosovë- Shqipëri mes dy vendeve.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).