GRANDEMALL

Limaj: Thaçi dhe Mustafa takohen me projektuesit e gjenocidit në Kosovë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Fatmir Limaj, lideri i NISMA për Kosovën ka thënë se njerëzit që po e drejtojnë Kosovën, janë të papërgjegjshëm për ngjarjet që po ndodhin në vend. Limaj ka thënë kështu duke iu referuar takimit të nesërm që do të zhvillohet ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.

“Këta njerëz kanë humbur rrugën për drejtimin e vendit. Në vend që këta njerëz ta shohin gabimin që kanë bërë dhe të pranojnë gabimet e bëra në dialogun me Serbinë dhe të ndryshojnë qasjen e tyre e të jenë transparent dhe të kërkojnë falje për gabimet që kanë bërë, e që kanë sjellë edhe një situatë të tensionuar, këta sot kanë udhëtuar në drejtim të Brukselit për tu takuar me dy njerëz që janë projektues të gjenocidit në Kosovë”, tha Limaj, në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ne nuk jemi duke thënë që nuk duhet të dialogojmë. Ne kemi nevojë për dialog, por problemi është te kualiteti dhe rezultati i këtij dialogu. Kushdo që del dhe flet për dialogun, e cilësojnë si antievropian dhe antiamerikan. Si munden njerëzit me bisedu dhe ne nuk dimë asgjë? Vuçiqi ka thënë se ka edhe marrëveshje gojore, për të cilat ne nuk e dimë. Ne nuk jemi kundër dialogut, por problemi është te qasja e këtij dialogu. Jemi shkuar në dialog në 2011 me duar në xhepa, kemi një provokim edhe në 2011 me hyrjen e trupave speciale në veri, dhe kemi tash edhe trenin”.

Limaj madje ka thënë se shkaku i këtyre politikave edhe Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po mbahet në Francë.

“Këta dy njerëz, shkaku i politikave të tyre, vazhdon edhe Haradinaj të mbahet në Francë, dhe pala kosovare pa asnjë pikë ndërgjegje shtetërore, e lërë më individuale shkojnë dhe takohen me këtë njerëz në Bruksel”, tha Limaj. /Klan Kosova/

Fatmir Limaj akuzon rëndë Hashim Thaçin
r
Fatmir Limaj, lideri i NISMA-s, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, asnjëherë nuk është shkëputur nga dialogu me Serbinë.

Uji Dea

“Dialogu me Serbinë është për interesa të tij individuale, ai dëshiron që ende ta shfrytëzojë Kosovën për qëllime të tij. Pas trenit, po fillon një etapë e re dhe tash po shkojnë kinse po bëjnë riformatim të dialogut. Kemi lojtarë të vjetër pra është vazhdim i lojës së vjetër”, ka thënë Limaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Kryeministri po vazhdon logjikën. Ai mund ta ndryshonte qasjen e dialogimit, por e ka vazhduar në mënyrë besnike këtë formë të dialogut dhe kjo tregon se është njëjtë, po shfrytëzojnë pozitat e tyre për interesat e tyre”, tha ai.

Madje Limaj, ka thënë se “krejt të këqijat që i kemi prej 2011, janë rezultat i politikës së Thaçit”.

“Si do të vinte treni, po të mos ishin zhvilluar bisedimet e papërgjegjshme? Ne jemi ngrit në këmbë dhe nga etja e qytetarëve për dinjitet, ju mjafton edhe një prezencë e tillë çfarë u demonstrua atje. Kush e ktheu Serbinë në Kosovë?”, ka pyetur Limaj

“Po e kthen kjo politikë, jo vetëm me trenin rus por po kthehet fuqishëm në një pjesë të territorit, edhe ekonomikisht, institucionalisht. Shteti serb nuk ka qenë asnjëherë më i organizuar se tash në pjesën veriore, dhe Beogradi mund ta destabilizojë në çdo kohë Kosovën”, tha Limaj. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.