Limaj: Roli i presidentes lehtësues për ngërçin

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ka pritur në takim edhe përfaqësuesit e partisë Nisma.Kryetari i Nisma për Kosovës, Fatmir Limaj, tha pas këtij takimi se me presidenten biseduan rreth gjetjes së një zgjidhje për formimin e institucioneve të Kosovës.
Ai tha se roli i presidentes është lehtësues në këtë proces dhe se ajo duhet të vazhdoj ta luaj këtë rol.
Limaj, tha se duhet të krijohen institucionet sa më shpejt pasi tashmë kanë një shumicë parlamentare dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese për krijimin e institucioneve.
Presidentja e Kosovës nesër do të takoj edhe përfaqësuesit e minoriteteve joserbe.