UBT

Limaj: Rezoluta 1244 po riaktualizohet në veri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Rezoluta 1244, sipas kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është duke u riaktualizuar në veri të Kosovës. Ai ka thënë se fajtor është kryeministri Albin Kurti, për shkak të politikave të tij të gabuara.

Limaj tha se kjo rikthimi i kësaj rezolute është platformë ruso – serbe.

“Deklarata Daciq Lavrov, thonë se objektivi është të kthehet rezoluta 1244, në Kosovë. Kjo është platforma ruso-serbe, rikthimi i rezolutës, që përpjekja jonë dhe i partnerëve që me heqë njëherë e mirë, kjo po na riaktualizohet në veri. Pamjet e KFOR-it, flasin. Me çfarë autorizimi hyn KFOR-i në Mitrovicë, vetëm me rezolutë 1244”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

Tutje, ai e përmendi edhe ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, ku sipas tij emisari i UNMIK-ut ka pasur të drejtë ta shpallë pavarësinë të pavlefshme, por që sipas tij këtë gjë nuk e kanë lejuar miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.

“Çështjen e sigurisë e ka marrë KFOR-i me kompetenca, me çfarë mandati? Me rezolutën 12 – 44 . A e dini sa puna është bërë që shefi i UNMIK-ut që të mos shfaqej në Prishtinë ditën kur do të shpallej pavarësia. Këta miq tanë sa kanë bërë përpjekje atë ditë, çfarë do të ndodhtë që emisari i UNMIK-ut ta bënte të pavlefshme, a e dini që ka mundur ta bëjë. U zhduk ai, si u zhduk nga shkoi? Sepse partnerët tanë u interesuan të na japin pavarësinë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.