UBT

Limaj: Ratifikimi i demarkacionit, dhuratë në dhjetëvjetorin e pavarësisë

/ 2 minuta lexim

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se shpreson që marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës para seancës soleme, si dhuratë për qytetarët në dhjetëvjetorin e pavarësisë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ky akord, i arritur përmes dialogut duke ruajtur interesat e të dy shteteve dhe me kujdes për ndjeshmërinë e situatës, i jep mundësi rishikimit të krejtësishëm të vijës kufitare me shtetin fqinj.

“Me vullnet të mirë, me zgjidhje kreative është arritur kjo marrëveshje. Jemi ulur si dy vende mike, për ta ndihmuar njëra-tjetrën, duke respektuar interesat. Në këtë situatë, zgjidhja ka qenë që të gjenden pikat e përbashkëta, që kënaqin interesat e të dy vendeve, duke respektuar ndjeshmërinë e vendit fqinj”.

“Ne besojmë që ekspertët janë ata që duhet t’i japin fund kësaj cështje. Tani u duhet dhënë mundësia atyre që mendojnë se ka pasur gabim në shënjimin e vijës kufitare që ta shohin prapë, duke pasur kohën e mjaftueshme”.

Mobi Casa

“Përveç Albin Kurtit, të gjithë liderët e partive janë pajtur që cëshja e demarkacionit të procedohet sa më shpejtë. Unë mendoj që e udhës është që kjo të ndodhë, duke iu dhënë mundësia ekspertëve që kjo cështje të rishikohet”

“Do të ishte mirë që para seancës solemne për dhjetëvjetorin e pavarësistë të procedohet. Besoj se parlamenti atë ditë do të votojë për qytetarët e vendit, ndërsa marrëveshja do të hyjë në fuqi menjëherë”, ka thënë Limaj.