Fundamenti

Limaj, qytetar nderi i Vlores

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Bashkisë së Vlorës, mes shtatë projektvendimeve, ka qenë dhe një propozim i kreut të bashkisë, Shpëtim Gjikës, për të shpallur Fatmir Limajn “Qytetar Nderi” të këtij qyteti.

Propozimi i Gjikës, i bërë me 12 qershor, parashikon dhënien e titullit luftëtarit të Kosovës për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.

“Motivacioni që shoqëron propozimin tim është: Si figurë – simbol i përpjekjeve të popullit të Kosovës për pavarësi, simbol i heroizmit, shpirtit të lirë, demokratik e intelektual të popullit kosovar dhe një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike e diplomatike për finalizimin e statusit të Kosovës me shpalljen e Pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të saj”, tha Gjika.

RCCOLA

12 Qershori i vitit 1999 njihet në historinë bashkëkohore si Dita e Lirisë së Kosovës, ose Dita e Paqes, e lidhur me hyrjen e trupave të NATO-s që i dhanë fund luftës së viteve 1998 -1999, dhe tashmë kjo ngjarje kujtohet edhe nga shqiptarët e Shqipërisë si një ngjarje e shënuar që lidh shqiptarët tanë në të dy anët e kufirit shtetëror, Shqipërisë dhe Kosovës, dhe kjo për një arsye shumë të fortë.

Pikërisht në këtë datë të shënuar për popullin e Kosovës, në 12 Qershor 2012, Fatmir Limaj do të shkruante në rrjetet sociale “Në këtë jetë jam betuar se do të jem armik i çdo lloj tiranie që i shfaqet vendit tim. Urime dita e lirisë!”, duke dëshmuar atdhedashurinë dhe patriotizmin e tij për idealet e shtrenjta të lirisë dhe pavarësisë së popullit të vet.