Hidromorava

Limaj: Qeverisja përmes vendimeve arbitrare është metodë dhe logjikë e qeverive autoritare

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vendimet arbitrare në fillim mund të duken simpatike dhe të duartrokitën, por kjo mënyre e qeverisjes do të kthehet në rrënim të rendit ligjor.

Lideri i Nismës ka thënë se qeverisja përmes vendimeve arbitrare është metodë dhe logjik e qeverive autoritare të cilat i urrejnë procedurat ligjore dhe respektimin e ligjit.

Limaj duke aluduar në qeverisjen e VV-së ka thënë se Kosova është dëshmitare e një qeverie me njerëz të tillë që për ta ligji i shkruar ka kuptim vetëm nëse është në përputhje me objektivin e tyre politik.

“Çdo procedurë ligjore që nuk është në përputhje të interesit të tyre politik ata ose e injorojnë ose tentojnë ta interpretojnë siç u konvenon në atë moment. Të tillët krijojnë realitetin e tyre dhe atë realitet duan e punojnë t’ua imponojnë të gjithëve, sepse logjika e tyre është “ne jemi pronar të së vërtetës e së drejtës absolute”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

Eco Higjiena

Ditë më parë kam thënë se vendimet arbitrare në fillim mund të duken simpatike e të duartrokiten, por kjo mënyrë e qeverisjes do të kthehet në rrënim të rendit ligjor.

Sepse vendimet arbitrare (mungesa e konsultimit profesional, anashkalimi i procedurave të nevojshme ligjore) janë tërësisht të motivuara për interesa apo nevoja të politikave ditore, që për objektiv kanë mashtrimin për të krijuar përshtypje se po e bëjnë punën që pritet nga ta ose kanë motiv hakmarrës ndaj palëve të treta.

Në fakt qeverisja përmes vendimeve arbitrare është metodë dhe logjikë e qeverive autoritare të cilat i urrejnë procedurat ligjore, respektimin e ligjit deri te nxjerrja e vendimit dhe tani Kosova është dëshmitare e një qeverie me njerëz të tillë që për ta ligji i shkruar ka kuptim vetëm nëse është në përputhje me objektivin e tyre politik.

Çdo procedurë ligjore që nuk është në përputhje të interesit të tyre politik ata ose e injorojnë ose tentojnë ta interpretojnë siç u konvenon në atë moment. Të tillët krijojnë realitetin e tyre dhe atë realitet duan e punojnë t’ua imponojnë të gjithëve, sepse logjika e tyre është “ne jemi pronar të së vërtetës e së drejtës absolute”.

Nëse udhëheqësi ka folur për një temë, ajo është e vërtetë e padiskutueshme. Nëse udhëheqësi ka thënë çka është e drejtë apo e padrejtë, aty është fjala e fundit. Me një fjalë logjika e tyre është “s’ka nevojë për ligj e Kushtetutë” ai është mbi çdo gjë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.