Fundamenti

Limaj: Qeveria Kurti ka dështuar në të gjitha planet

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për Qeverisjen Kurti 2.Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka pohuar se ky ekzekutiv ka dështuar në të gjitha planet.“Është koha kur duhet të përmblidhen rezultatet dhe të arriturat e tre-vjeçarit të Qeverisë.

Ai skepticizimi im tash është kthyer në një realitet që e prekin të gjithë”.“Një qeveri që ka dështuar në të gjitha planet e zhvillimeve të brendshme, të qeverisjes së brendshme nëse e merrni në të gjitha sektorët ekonomik, social, të marrëdhënieve shoqërore, diplomatik, pozicionit të Kosovës në të gjitha drejtimet sot është më keq se sa që ka qenë më përpara”, ka thënë Limaj.

FIDANISHTJA

Limaj: Vetëvendosje ka përdorur zhargon të Koresë së VeriutKryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur zhargon sikur në Korenë e Veriut kundër bizneseve të Kosovës.“Kompanitë e mbajnë vendin, biznesi e mban vendin. Janë shqiptare, janë kosovare, janë të vendit tonë, janë promotor të zhvillimit ekonomik. Ose le t’i ndërron dhe le ta sjellë dikend tjetër”, tha Limaj.

Ai theksoi se 51 për qind e votave të fituara nga Albin Kurti, nuk kanë ardhur nga qielli.“Kanë ardhur nga bizneset e vogla, të mesme, kanë ardhur nga qytetarët. Nga mësuesi, nga minatori, nga punëtori shëndetësor, nga bujku. Një qeveri normale nuk shikon kështu. Një qeveri normale, zhvillon e ndërton”, theksoi ai në Rubikon.Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës tha se Qeveria Kurti i ka njerëzit e paaftë në krye të dikastereve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.