UBT

Limaj: Pres shkarkimin e Jabllanoviçit, ikja e qytetarëve e keqja e madhe e Kosovës

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se do t’i përkrahin protestat paqësore deri në shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq. Limaj në këtë intervistë për “Epokën e re” e ka quajtur të pakuptimtë hezitimin e kryeministrit Isa Mustafa për ta shkarkuar Jabllanoviqin.

Ai u ka bërë thirrje anëtarësisë, simpatizantëve të Nismës dhe të gjithë qytetarëve, t’i bashkohen protestës më 4 shkurt. Limaj ka thënë se vonesa e qeverisë për ta shkarkuar Jabllanoviqin e ka rritur pakënaqësinë e qytetarëve të cilët janë ndjerë të fyer dhe indinjuar nga deklarimet e tij. “I bëjë thirrje kryeministrit ta ushtrojë kompetencën e tij për ta shkarkuar Jabllanoviqin, pasi po shihet se ai nuk do të japë dorëheqje. Pres që z. Mustafa ta mbyllë këtë temë”, ka thënë Limaj.

Ai ka folur edhe për migrimin ilegal të qytetarëve. Ai ka thënë se qytetarët po e lëshojnë Kosovën si rezultat i keqësimit të gjendjes ekonomike që ka ndodhur për disa vjet rresht. Limaj ka thënë se ikjes së qytetarëve i ka kontribuar edhe dështimi i qeverisë për liberalizim të vizave. “Largimi i qytetarëve është më e keqja që po i ndodh shtetit të Kosovës. Ky është edhe një apel për komunitetin ndërkombëtar se nuk është mirë të dënohen qytetarët për shkak të një qeverie të papërgjegjshme. Është koha që Brukseli të reflektojë seriozisht dhe Kosovën mos ta lë të izoluar dhe pa liberalizim të vizave”, ka thënë Limaj.

ARKATANA

Fatmir Limaj ka folur edhe për largimet e disa individëve nga Nisma, të cilat për të janë normale në demokraci. “Ne po kalojmë nga një iniciativë qytetare në një parti politike. Natyrshëm që, sikurse ka ardhje, ka edhe largime”, është shprehur ai. Limaj ka mohuar zërat se Nisma do të shkrihet në AAK.

“E kuptojmë dhe e njohim mirë këtë luftën speciale, fushatën që zhvillohet nga strukturat që e kanë për zanat këtë punë. Ata frikësohen nga Nisma për Kosovën sepse e shohin rrezik për ta. Prandaj, duan që qytetarët të mos vijnë tek ne, por të qëndrojnë rob të tyre dhe t’u shkojnë mbrapa”, ka thënë Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.