Limaj: Përkrah qytetarët që kërkojnë zgjidhje përmes zgjedhjeve

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj sot ka thirrur një konferencë për media për të paraqitur qëndrimet e Nismës me veprimet e së premtes në Kuvendin e Kosovës, ku tha se atë ditë ndodhi ajo për të cilën ata kanë paralajmëruar.
Limaj ka deklaruar se të premten koalicioni qeverisës e ka futur Kosovën në një krizë më të thellë dhe se koalicioni e ka humbur legjitimitetin politik, raporton kp.
Ai tha se atë ditë “pozita ka luajtur me nerva të njerëzve duke shtyrë seancat”.
Limaj tha se ka ardhur koha e protestës, ndërsa ka përkrahur edhe sondazhin e qytetarëve për të shkuar në zgjedhje në mënyrë që të bëhet zgjidhje.
http://koha.net/?id=27&l=81224