Limaj, për Thaçin: Na bashkoi liria, na ndau futja e Serbisë në Kosovë!

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë një konference ka treguar edhe një “arsye” se pse ka prishur raportet me kreun e PDK-së, Hashim Thaçin.
“Ndihem krenar që me të na ka bashkuar projekti i madh për lirinë e Kosovës, por ndihem edhe më krenar që më Thaçin na ka nda pikërisht projekti i futjes së Serbisë në Kosovë. Në momentin kur ai u fut në projektin për ta futur Serbinë në Kosovë, jemi larguar nga ai projekt. Na vjen keq që e kemi parë atë duke luajtur futboll me njeriun i cili ka qenë dora e djathtë e Millosheviqit, e ai ka luajtur me kokat e bashkëluftëtarëve tanë’, ka thënë Limaj kur është pyetur nga gazetarët për deklaratën e Thaçit se opozita po përdor model opozitar rus.