ARKATANA

Limaj për Qeverinë Kurti: Katër vite ikën, bënë shumë zhurmë e tensione për të mbuluar mospunën e tyre

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaron se më 9 shkurt qytetarët do të kenë mundësinë “të vendosin se çfarë qeverisje duan: atë që nuk bëri asgjë, apo t’u besojnë njerëzve të dëshmuar që kanë veçVEPRAT”.

Ai tha se 4 vitet e qeverisjes së VV-së ikën dhe gjatë kësaj kohe “bënë shumë zhurmë e tensione për të mbuluar mospunën e tyre”.

Limaj ua rikujton qytetarëve punët që përfundoi sa ishte ministër, “për më pak se tre vjet në qeverisje, unë kam punuar fort në projekte të mëdha, siç janë autostradat, aeroporti dhe mbi 1200 kilometra të asfaltuara anëkend vendit”, shkruan Limaj.

Për me tepër, Kosova që disa ditë po përballet me reduktime të ashpra. Prandaj Limaj premton zgjidhjen e kësaj çështje.

“Prioriteti i radhës është termocentrali, të cilin do ta realizojmë brenda tre vjetëve dhe do ta zgjidhim njëherë e mirë çështjen e energjisë elektrike”, deklaron ai.

Reagimi i tij i plotë:

ARKATANA

Katër vite ikën, premtimet me të cilat erdhën në pushtet mbetën në harresë!

Asnjë projekt i madh, më shumë administrim dhe mungesë vizioni e besimi për të transformuar vendin, shumë zhurmë e tensione për të mbuluar mospunën e tyre.

Qytetarët më 9 shkurt e kanë në dorën e tyre të vendosin se çfarë qeverisje duan: atë që nuk bëri asgjë, apo t’u besojnë njerëzve të dëshmuar që kanë veçVEPRAT.

Për realizimin e projekteve të mëdha duhen njerëz që kanë vizion dhe guxim për të punuar.

Për më pak se tre vjet në qeverisje, unë kam punuar fort në projekte të mëdha, siç janë autostradat, aeroporti dhe mbi 1200 kilometra të asfaltuara anëkend vendit.

Prioriteti i radhës është termocentrali, të cilin do ta realizojmë brenda tre vjetëve dhe do ta zgjidhim njëherë e mirë çështjen e energjisë elektrike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.