Fundamenti

Limaj për ngërçin në Kuvend: Rruga e vetme është përmes bisedimeve dhe marrëveshjeve politike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se secili duhet ta marrë përgjegjësinë e vet dhe shtoi se rruga e vetme është përmes bisedimeve dhe marrëveshjeve politike.

“Mendoj që secili duhet t’i thirr përgjegjësisë së vet, forca tjera politike në Kosovë nuk ka, janë këto që janë, edhe nesër në secilin proces edhe në zgjedhje do të jenë të njëjtat forca politike dhe rruga e vetme që Kosova si shtet serioz është përmes bisedimeve dhe marrëveshjeve politike që pastaj partnerët zgjedhin njëri- tjetrin dhe kështu të përfundojë kjo situatë e pakuptimtë. Kosovën e presin shumë punë, shumë telashe, shumë probleme, tash e 6 muaj ne nuk kemi qeveri efektive, njerëzit kanë nevojë, vendi ka nevojë, na presin projekte, punë të mëdha, Kosovën e presin dinamika të reja të zhvillimeve dhe unë ftoj që të largohen nga egot personale, politike ku ta di unë, të paarsyeshme dhe të fillohet të përmbushet mandati që i kanë dhënë qytetarët”, tha Limaj.

ARKATANA

Ai u pyet edhe nëse ka pasur ndonjë ftesë për takim.

“Tani për tani nuk ka ndonjë hap konkret dhe ftesë, përveç atyre që kemi parë në media. Natyrisht ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për aq sa kemi mundësi dhe fuqi politike, por janë forcat e mëdha e kanë përgjegjësinë kryesore për të t’i dhënë rrugëzgjidhje”, tha ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.