Hidromorava

Limaj për masakrën e Izbicës: Në dialog do të bëjë çmos që kryesit e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar në 20-vjetorin e saj masakrën e Izbicës.

Limaj në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar masakra e Izbicës zuri vend edhe në raportin e Departamentin amerikan të shtetit ku u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë

Uji Dea

Ai ka thënë se dhe bashkëkryesues i delegacionit shtetëror në bisedimet me Serbinë do të bëjë çmos që kryesit e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë dhe të dihet fati i të pagjeturve.

“Janë bërë sot 20 vjet nga masakra e Izbicës, ku forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe vranë 147 shqiptarë të Kosovës. Më 25, 26, 27 mars 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte bërë rezistencë heroike ndaj forcave serbe, ndërsa të dielën më 28 mars, forcat serbe në shenjë hakmarrje vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta. Masakra e Izbicës zuri vend edhe në raportin e Departamentin amerikan të shtetit ku u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë. Mizoria tjetër e pushtuesit serb ishte zhvarrimi i trupave duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosove e Serbi. Si zëvendëskryeministër dhe bashkëkryesues i delegacionit shtetëror në bisedimet me Serbinë do të bëjë çmos që kryesit e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë dhe të dihet fati i të pagjeturve. Lavdi e përjetshme martirëve, i përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar Limaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.