FIDANISHTJA

Limaj për dhunën në Kuvend: Shpërthim momental, kam frikë që s’do të mbetet me kaq nëse vazhdohet kështu

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj në FRONTAL të T7 ka folur për përplasjen fizike të ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës.

Limaj thotë se një ngjarje e tillë paraqet gjendjen reale ku është ky shtet. Limaj thotë se kjo që ka ndodhur sot është rezultat i asaj që ka ndodhur tash e dy vite.

Ish-ministri thotë se ky është një shpërthim momental, e që thotë se ka frikë që s’do të mbetet me kaq, derisa ka drejtuar kritika ndaj qeverisjes.

Uji Dea

“Po zheg është me e pa në çfarë gjendje është vendi. Kjo pasqyron gjendjen reale ku ka ra ky shtet. Çfarë niveli është ky shtet. Kjo është si me thanë, vetëm një pjesë e asaj që ka ndodhur tash e dy vite. Është një shpërthim momental, e që frigoj nuk do të mbetet me kaq nëse do të vazhdohet kështu.

Kështu është hajgare me bo me shtetit. Me i çu fëmijët me ta drejtua vendin. Kur po them fëmijë e kam fjalën për sjellje fëmijnore. Me sjellje ngucakeqe, arrogante”, ka thënë Limaj.

“Në këtë vend ka një dalldisje negative tash e dy vite, që sjell pasoja. Sot në vend që të debatohet seriozisht për atë që kemi parë në tri ditët e fundit [përgjimet], të diskutohet për marrëveshjen, për veriun e gjendjen ekonomike të vendit”, ka thënë Limaj. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.