GRANDEMALL

Limaj: Nuk mund të ma mbyllin gojën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, mbrëmë në emisionin Interaktiv të KTV-së, ka porositur ata që kanë menduar se do të mund ta heshtin se kanë gabuar. Ai ka thënë se partia e tij ka nevojë për zgjedhje të mirëfillta dhe se do të kundërshtojë zgjedhjet e improvizuara.

“Po ju çoj një të fala kështu, një mesazh të qartë, gjithë atyre që mendojnë se mund ta heshtin, ose t’ia bëjmë kështu për ta heshtur gabojnë rëndë. Nuk ka asnjë çmim që më detyron të hesht, kur shoh diçka gabim në vendin tim”, ka thënë Limaj.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet brenda partisë së tij duhet të jenë prioritet. Limaj ka thënë se nuk dëshiron të sfidojë kryetarin Hashim Thaçi, por, sipas tij, është i interesuar të ndryshojë gjendja brenda partisë së tij.

Nënkryetari i parë i kësaj partie ka theksuar se PDK-së i duhet analizë e thellë që të kuptojë se ku është pozicioni i saj. Limaj ka thënë se PDK-ja nuk mund të vazhdojë më në këtë mënyrë, sepse, sipas tij, këtij subjekti politik i duhet një reformim i thellë.

ARKATANA

“PDK-ja duhet të kalojë në një proces të mirëfilltë zgjedhor, e jo të bëjë kuvende të improvizuara, ashtu siç është vepruar deri tani”, ka thënë Limaj, transmeton Koha.net.

Në emision Limaj ka folur edhe për koalicionin qeverisës, duke e vlerësuar si gabim strategjik. Ndërkohë edhe një herë ka ripërsëritur idenë që PDK-ja është dashur qysh në fillim të futej në koalicion me AAK-në.

Sa i përket skandalit me hotelin ‘Grand’, ku është i përfshirë zëvendëskryeministri Pacolli, Limaj ka thënë se i takon kryeministrit që të japë një qëndrim si arkitekt i kësaj qeverie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.