Uji Dea

Limaj: Nuk jam takuar me Hashim Thaçin, mos spekuloni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ditorja Lajm shkruan në portalin e saj se “në një mbledhje të Grupit Parlamentar të PDK-së ka marrë pjesë edhe deputeti Fatmir Limaj” dhe se këtë mbledhje e ka drejtuar vetë kryetari i partisë, Hashim Thaçi.

Sipas kësaj ditoreje, pas përfundimit të kësaj mbledhjeje Thaçi dhe Limaj kanë pasur takim kokë më kokë në njërën nga zyrat e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

“Është folur se Thaçi e Limaj kanë pasur disa takime përmes të cilave kanë arritur të gjejnë një marrëveshje që Fatmir Limaj të kthehet në PDK”, shkruan gazeta.

Ndaj këtij shkrimi ka reaguar Limaj përmes rrjetit social Facebook. Ai thotë se për aktivitetin dhe angazhimet e tij është ai që njofton opinionin.

Hidromorava

“Prandaj, me mirësjellje i kisha lutur të gjitha mediat që mos të spekulojnë me emrin tim”, ka shkruar Limaj.

“Si edhe çdo here tjeter, per te gjitha takimet qe kane te bejne me aktivitetin dhe angazhomet e mija politike, do te je, une ai qe do t’ju njoftoj”, shkruan Limaj.

“Prandaj me miresjellje i kisha lutur te gjitha mediat qe mos te spekulojne me emrin tim”.

Ndryshe, Fatmir Limaj ende nuk ka thene asgje per oferten qe PDK i ka bere atij qe te kthehet ne partine e dikursheme, nderkohe qe per kete pune kane folur pothuajse krejt anetaret e Kryesise se kesaj partie./telegrafi/express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.