FITORJA

Limaj nesër bën publike rrugën e tij politike

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Fatmir Limaj të hënën do të mbajë një tubim me qytetarë, në Palestrën Sportive në Malishevë. Një ditë më parë, tha se patjetër do t’i kthehet politikës. Së shpejti pritet ta bëjë publik qëndrimin nëse do të vazhdojë me PDK-në, apo do t’i thotë lamtumirë.

Një javë pas lirimit nga akuzat që e ngarkonin për krime lufte, Fatmir Limaj do të shfaqet para qytetarëve, në një tubim të organizuar në vendlindjen e tij – nga ku mendohet se mund të nisë e ardhmja e tij politike.

Ai do të marrë pjesë në një tubim të organizuar në Sallën e Sporteve në Malishevë, të hënën, në orën 12:00.

“Dua t’ju njoftoj se me kënaqësi do t’i përgjigjem ftesës së qytetarëve të Malishevës në tubimin që ata kanë paraparë”, ka shkruar Limaj në Facebook, transmeton Lajmi.net

“Për një kohë të gjatë më ka munguar komunikimi me qytetarët. Do ta kem kënaqësinë që tani t’u drejtohem me një fjalim të gjithë atyre që u kam munguar.”

UBT

“Shihemi atje!”, ka shkruar Limaj.

Të shtunën, ndërkaq, ai ka paralajmëruar kthimin në politikë. Komentet i ka bërë në Kleçkë, gjatë pritjes që ka organizuar për qytetarët, vetëm disa ditë pasi u shpall i pafajshëm lidhur me akuzat për krime lufte.

I pyetur për të ardhmen e tij politike, Fatmir Limaj tha se do të jetë aktiv në politikë.

“Patjetër, do ta vazhdoj punën time… te vendi.”

Limaj pritet që së shpejti ta bëjë publik qëndrimin për të ardhmen e tij, nëse do të vazhdojë me PDK-në apo do t’i thotë lamtumirë asaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.