Fundamenti

Limaj: Krizën po e thellon Qeveria

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka deklaruar se mos reflektimi i Qeverisë karshi marrëveshjeve po e thellon krizën dhe jo veprimet e opozitës.Limaj ka shtuar gjithashtu se kërkesa për dorëheqjen e Qeverisë po shtohet çdoherë e më shumë.

Ndërkaq që ka theksuar se veprimet e Qeverisë nuk i përkrahin as votuesit e tyre, andaj ata edhe duhet të reflektojnë për ndryshim.

Limaj ka thënë se koalicioni PDK-LDK do të mbetet në histori si një koalicion që i arreston deputetë që kryejnë detyrën e tyre në mbrojtje të shtetit dhe Kushtetutës.

Në emision ‘Republika’ në Tribuna Channel, limaj ka thënë se mund t’i burgosin të gjithë por opozita nuk do të zmbrapset nga mbrojtje e shtetit dhe Republikës së Kosovës.

Uji Dea

Limaj ka thënë se Qeveria po kërcënon prokurorët me largim nga vendet e punës, por kur të vërtetohet falja e tokës me demarkacion, do të shohim se ku do i bëjnë vendin, Donikës.

Limaj ka deklaruar se Isa Mustafën duhet ta ndëshkoj elektorati i LDK-së, për veprimet që i ka bërë në Qeveri, sikundër edhe për tradhtinë ndaj bllokut VLAN.

Ai ka thënë se LDK ka qenë një shpresë për ndryshim tek masa, por se Mustafa e ka djegur kartën opozitare për ndryshim dhe për këtë i mbetet elektoratit që ta ndëshkoj në zgjedhjet e ardhshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.