Hidromorava

Limaj: Kosova më shumë se kurrë ka nevojë t’i kthehet normalitetit, qeveria do të jap llogari për 4 vite qeverisje

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një konference për media ka thënë që data e zgjedhjeve është zdhedhje e duhur, pasi sipas tij qeveria e tanishme do të japë llogari për 4 vite qeverisje.

Ai ka adresuar disa pyetje drejt qeverisë Kurti.

“Është një moment i mirë e që për ta, mbahen zgjedhjet ku ata që kanë qenë në qeverisje të japin llogari për 4 vjet qeverisje, të bëhet një rikapitulim i atyre premtimeve me të cilat janë ardh në pushtet, të llogaritet e të jipet llogari për punët e aktivitetet për 4 vite. Si është përdorur besimi i qytetetarëve që kanë votuar? Ku është sot kosova pas 4 viteve? Pas 4 viteve cilët janë treguesit e zhvillimit të gjithëmbarshëm të vendit?,” tha Limaj.

Limaj shtoi se përgjatë këtyre 4 viteve qeverisje nga Lëvizja Vetëvendosje, Kosova është përballur me gjëra që nuk do duhej.

Ai kritikoi qeverinë se përgjatë këtyre viteve, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje, e poashtu shton se vetëm është dëmtuar imazhi i vendit.

ARKATANA

“Kosova më shumë se kurr ka nevojë t’i kthehet normalitetit, tash e 4 vite vendi jonë është ballafaquar me anomali jonormale, tash e 4 vite është qeverisur përmes traumave e polarizimit shoqëror, përmes frikës si shoqëri, Kosova tash e 4 vite ka stagnuar, për 4 vite diplomacia e Kosovës nuk ka arritur ta sjellë asnjë njohje për vendin e saj, përkundrazi atë e ka shoqëruar tash e 4 vite qindra skandale, kanë prishur e dëmtuar imazhin tonë,” shtoi Limaj.

Ndër tjera Lima thotë se Kosova po kërcënohet edhe për sanksione të reja, e në vend të kësaj do duhet që Kosova të kishte pretendime për anëtarësim në NATO, Këshill të Evropës e Bashkim Evropian.

Poashtu ai akuzoi qeverinë Kurti për humbjen e aleatëve duke e emëruar “qeveri të papërgjegjshme”.

“Kosova ka humbur terren e aleat falë një diplomacie që ka përdorur kjo qeverisje e papërgjegjshme, këta kanë qenë të suksesshëm në mbylljen e dyerve të vendit, e është një dështim skandaloz që kemi përjetuyar në 4 vite, Kosova është kthyer në dele të zezë të rajonit pas asnjë aryse për faje të atyre që kanë drejtuar,” tha Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.