ARKATANA

Limaj: Jemi të gatshëm për të kontribuar në ndërtimin e një marrëveshjeje politike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj është takuar sot me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj thotë se në këtë takim u pajtuan se bllokimi i institucioneve është i papranueshëm dhe çdo tentim për të shkuar në zgjedhje të reja për shkak të dështimit për të formuar institucionet është i dëmshëm për vendin.

Tutje, ai bën të ditur se gjatë takimit ka theksuar se në emër të demokracisë nuk mund të justifikohet dëmtimi i interesit të vendit.

“Sot kisha takim me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile, të cilat po japin një kontribut të rëndësishëm për tejkalimin e ngërçit institucional që po e mban të bllokuar Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mobi Casa

Pajtohemi se bllokimi i institucioneve është i papranueshëm dhe çdo tentim për të shkuar në zgjedhje të reja për shkak të dështimit për të formuar institucionet është i dëmshëm për vendin. Kjo është një dukuri që e cënon të ardhmen politike dhe demokratike të shtetit tonë.

Në këtë takim theksova se në emër të demokracisë nuk mund të justifikohet dëmtimi i interesit të vendit. Demokracia nuk nënkupton shkatërrim institucional, por zgjidhje politike përmes marrëveshjes.

Siç kam deklaruar edhe më parë publikisht, NISMA Socialdemokrate ka ofruar partneritet në kuadër të Kuvendit për të garantuar funksionalitet institucional. Ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm për të kontribuar në ndërtimin e një marrëveshjeje politike që e zhbllokon situatën dhe garanton stabilitet.Qytetarët presin zgjidhje dhe qeverisje, jo krizë të përhershme.Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe lidership që merr përgjegjësi”, ka shkruar Limaj,

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.