RCCOLA

Limaj e Krasniqi e dëmtuan PDK-në

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe deputeti, Fatmir Limaj, janë emra të merituar në parti.Kadri Veseli gjatë këtyre muajve të fundit ka bërë një punë shumë të mirë sa i përket menaxhimit të partisë, strukturave, komunikimit me elektorat me libreza.

Kështu thotë në një intervistë për gazetën “Zëri”, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili flet edhe për humbjen e PDK-së në disa Komuna të Kosovës.

Humbja në Mitrovicë

Zëri: Zoti ministër, zgjedhjet e fundit kanë treguar rënie të partisë suaj në disa komuna. Një prej tyre është edhe Suhareka prej nga vini edhe ju, si e komentoni këtë rënie?

Fidanishtja

Hoxhaj: Zgjedhjet e fundit pa dyshim se kanë prodhuar një peizazh politik kompleks për çdo parti politike, por edhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Mirëpo, zgjedhjet lokale për nga mënyra e organizimit, po ashtu edhe për nga rezultati përfundimtar dallojnë prej zgjedhjeve qendrore, meqë në zgjedhjet lokale zakonisht qytetarët janë të interesuar që më shumë të votojnë për kandidatët përtej një partie politike ku edhe mbështesin vizionin, por shpeshherë edhe karakterin e një kandidati të caktuar.

Unë për herë të parë kur kam marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Therandë në 2007, e kam parë që gara për kryetar komune është garë që e elektrizon elektoratin.

Në atë kohë PDK-ja i ka pasur 17 për qind në Therandë, e tash së fundi ka mbërritur në 48 apo 49 për qind. Për mua nuk ka qenë rezultati i befasishëm, përkundër kësaj PDK-ja në nivel të vendit edhe më tutje është partia e parë, dhe unë jam shumë i sigurt që këto 10 mijë vota sa jemi, do të jenë trefish, a katërfishi i këtyre votave për zgjedhjet nacionale. Ne presim një ngadhënjim diku prej 5 deri në 7 për qind mes PDK-së dhe LDK-së në këto zgjedhje, në bazë të anketave që ne i kemi.(Zëri)