UBT

Lila, afër transferimit te Verona

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Andi Lila pritet ta lë ekipin grek Pas Janina dhe të nënshkruaj për ekipin e Veronës, i cili këtë sezon garon në Serie A. Kjo është konfirmuar si nga klubi veronez dhe nga vetë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, raporton “Panorama Sport”.

“Po, mund t’ju konfirmoj për momentin se Verona ka bllokuar kartonin e një lojtari të Kombëtares shqiptare, por për arsye etike dhe për faktin se jemi ende në bisedime, nuk mund t’u jap emrin. Gjithsesi, jemi thuajse të sigurt se brenda kësaj jave do ta mbyllim këtë transferim. E kemi ndjekur nga afër lojtarin në ndeshjet e fundit që ai ka luajtur me klubin e tij dhe jemi të bindur si unë, administratori i klubit dhe presidenti se është një lojtar që vlen për Veronën”, ka deklaruar Dritan Dervishi, i cili është skaut i ekipit italin.

Ndërkohë, Andi Lila ka theksuar se është në pritje të mbylljes së bisedimeve, por edhe nëse kjo gjë nuk arrin të konkludohet sikundër ka nisur, ai nuk bëhet aspak pishman, pasi Janina i ka ofruar rinovimin.

FIDANISHTJA

“Është e vërtetë që Verona më ka kërkuar dhe prej kohësh më kanë ndjekur. Unë personalisht kam folur me drejtuesit e atij klubi dhe jam në pritje të firmosje së kontratës. Janë akoma disa detaje të vogla, por të rëndësishme për t’u diskutuar dhe besoj se deri më 31 gusht, kur përfundon afati kalimtar, do mund t’i qartësoj. Gjithsesi, edhe nëse nuk arrihet kjo marrëveshje, unë nuk e kam aspak problem që të qëndroj edhe te Janina”, ka thënë ai.

“Këtu ndihem jashtëzakonisht i vlerësuar dhe së fundmi jam bërë edhe zëvendëskapiten i skuadrës. Plus kësaj, klubi më ka ofruar rinovimin dhe kjo më bën të ndihem edhe më mirë, pasi shihet qartë se që të gjithë më vlerësojnë. Sakaq, kam një raport të përkryer edhe me tifozët. Sigurisht, Verona është një standard krejt tjetër, pasi flasim për Serinë A, por edhe nëse qëndroj te Janina, nuk bëhem pishman”, ka pohuar Lila.