Lil Vlora braktis muzikën, mbulohet

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Lil Vora ka vendosur të largohet nga skena muzikore dhe t’i përkushtohet fesë myslimane.

Reperja shqiptare nga Maqedonia, e cila jeton në shtetet e jashtme, fillimisht u paraqit në skenë me një stil mjaft ndryshe, duke sfiduar në mënyrë të guximshme shumë këngëtarë të skenës sonë me tekstet e saja “dissa” të drejtuara kundrejt tyre.

Mobi Casa

Por Vlora duket se ka vendosur t’i japë fund kësaj jete. Afro katër muaj më parë ajo zgjodhi një rrugë tjetër, kështu duke u shkëputur nga muzika njëherë e përgjithmonë.

Vlora ka vendosur t’i përkushtohet fesë islame, madje duke mbulua trupin. Por ajo prapëseprapë nuk po i lë anash fansat e saj. Në rrjetet sociale Vlora gjithmonë iu rri gati pyetjeve e përshëndetjeve të tyre. E këtë vendim të saj, adhuruesit e pritën mjaft mirë. /Telegrafi/