Ligji për Veteranët përplas Thaçin e Krasniqin

Ligji për mbrojtjen e Vlerave të Luftës ka nxitur reagime të ndryshme në skenën politike të vendit. Derisa i pari i qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi ka kritikuar Kuvendin e Kosovës, që sipas tij, po zvarrit miratimit e këtij Ligji për Veteranët e Luftës. Kreu i Kuvendit ,Jakup Krasniqi thotë përkundrazi Institucioni që ai e drejton e ka përshpejtuar këtë ligj.
Porse, sipas tij, janë të tjerët që po e vonojnë këtë, duke aluduar në Qeverinë e vendit. Ngjashëm me të është shprehur edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, cili ka thënë se po shihet qartë kryeministri po bënë fushatë me këtë ligj.
Sipas, kryeparlamentarit Krasniqi, Kuvendi nuk është vonuar assesi në miratimin e këtij ligji. “Bile mund ta them se këtë Ligj,Kuvendi e ka shpejtuar paksa. Janë të tjerët që i kanë bërë vonesat, jo vetëm këtë vit, por edhe vitet tjera”, ka thënë Krasniqi….(Zëri)