Fundamenti

Ligji për skemat pensionale, Miftaraj i reagon Qeverisë: Është marre me rrejtë dhe me mashtru kaq hapur

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Drejtori i IKD’së, Ehat Miftari, ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, që Qeveria po e prezanton si sukses të saj.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se kjo qeveri s’ka pasur vullnet politik që ta miratojë këtë ligj, por se e ka detyruar Gjykata Kushtetuese me aktgjykim, raporton Express.

“Qeveria mos te provoj me mashtru opinionin publik. Eshte marre me rrejte dhe me mashtru kaq hapur. Mos na ofendoni inteligjencen. Nalnu! Kjo qeveri ska pas vullnet politik me miratu ligjin per skemat pensionale. E ka detyru Gjykata Kushtetuese me aktgjykim. E kane pas obligim kushtetues dhe ligjor me zbatu vendimin e Gjykates Kushtetuese”, ka shkruar Miftaraj.

Hidromorava

Ligji i ri për Skemat Pensionale parasheh që pensionistëve t’u llogaritet periudha nga koha kur janë larguar nga puna e deri më 1 janar 1999, drejt plotësimi të kushtit prej 15 vitesh.

“Miratimi i këtij projektligji i hap rrugë reformës pensionale në vend, duke krijuar një sistem pensional solidar e të barabartë 🤝, i cili garanton pensione stabile e kujdeset për pensionistët”, thuhet në njofimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.