UBT

“Ligji Haxhiu” për konfiskimin e pasurive të paligjshme alias ligji socialist për konfiskimin e pasurive të “Kulakëve”

/ 5 minuta lexim

Nga Hisen Berisha – Para zgjedhjeve të vitit 2019, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përkatësisht kryetari i saj Kadri Veseli, ka publikuar ndryshimet rrënjësore programore në planin qeverisës të partisë si konservatorizëm djathtist dhe ka proklamuar disa parime mbi të cilat edhe pas zgjedhjeve të shkurtit 2021, partitë fituese po provojnë të ndërtojnë programe e strategji për sanim të sistemit siç janë disa nga to:

Të mos lejohen të përfshihen në listat zgjedhore as bartjen e funksioneve institucionale kushdo që ka precedent penal; Të hetohet pasuria e secilit, ndërlidhur me ligjshmërinë dhe prejardhjen dhe në rast penalizmi të konfiskohet; Të ngritët komision parlamentar për hetimin e privatizimit dhe statusit të aseteve të privatizuara; Të miratohet ligji për lusracion dhe dekriminalizim të institucioneve; etj.

Për gjatë këtyre afër 20 viteve, janë hartuar ligje dhe strategji nga qeveri e presidentë, përmes të cilave jo vetëm që nuk ka pasur ndonjë efekt tek ata që e kanë krijuar pasuri të paligjshme duke zhvatur shtetin, asetet relevante ekonomike dhe pronat publike përmes krimit ekonomik e politik, por përmes këtyre dokumenteve dhe implementuesve të tyre kanë fituar vetëm përkujdesje, që të tillët, të rregullojnë bazën ligjore të pasurive të cilat nuk i kanë as nga tradita në pasuri si oxhaqe dhe as nga trashëgimia.

Për me keq, këta kriminelë të identifikueshëm deri më tani kanë punuar aq hapur sa edhe qytetarët laik dhe të thjeshtë e dinë se si janë pasuruar, nga çfarë burime dhe përmes çfarë keqpërdorimesh.
Në përligjjen e krimit të organizuar institucional dhe pasurimit duke keqpërdorur pozitat funksionale, procedurat e prokurimit dhe paranë publike, pra buxhetin e shtetit, përmes emërimeve politike partiake, kanë ndikuar edhe mekanizmat që do të duhej të shërbenin për kontrollimin e demokracisë si, ZKA, Ombudspersoni, KMDLNj, Agjencitë antikorrupsion, Departamentet përkatëse të hetimit për krimet e rënda dhe ato ekonomike, etj.

Se këto pasuri janë krijuar jashtëligjshëm duke uzurpuar pasuritë publike edhe private por edhe duke i keqpërdorur të dhënat kadastrale, procedurat ligjore, prokurimet dhe vet ligjet duke e shndërruar këtë aktivitet pasurimi në krim të organizuar, tregojnë edhe raportet vjetore të vlerësimit raportues, për Kosovën, ku natyrat e krimit dhe korrupsionit janë nga më monstruozet.

Në revansh të pasojave të zbatimit të standardeve që i vendosi PDK-ja, dhe me të cilat e para dhe më së rëndi që u përball është LV-ja (kujtojmë pamundësinë e garimit elektoral për shkak të precedentit penal të pjesëtarëve të LV-së), tani po përpiqen të konceptojnë një dokument me të cilin metohët konfiskimi i pasurisë së paarsyetueshme ligjërisht dhe në aspekt të prejardhjes.

Kjo po që është një nismë e mirë dhe besoj se nëse qeveria Kurit1, e humbi titullin “qeveri e shpresës”, atëherë si qeveri Kruti 2 do të mund të marrë epitetin “qeveri e kthesës”.

UBT

Pas shumë debatesh, mund të konstatojmë se ky ligj ka një përmbajtje dhe metodologji veprimi analoge me kulturën dhe filozofinë politike që ka LV-ja dhe lidershipi i saj, e që është identik me atë të socializmit administrativ të komunizmit në Shqipëri, përkatësisht Ligjin për konfiskimin e pasurisë së “KULAKËVE”.

Kjo natyrë veprimi, do të imponojë nevojën që të identifikojnë “Kulakët” së pari, a do të jenë sipas përkatësisë politike apo do të jetë një identifikim e vlerësim real. Apo për më keq të kthehen në target kategoria që më së paku e më së lehti mund të tangohen sipas logjikes “një vit burg për vjedhje kashte, e gjashtë muaj për thyerje të bankës”.

Pra, sistemit juridik të Kosovës i ka kaluar “miu nëpër mustaqe” dhe tani edhe vet qeveria po provon t’i mbivendoset sistemit të drejtësisë, duke krijuar mekanizma speciale jo më ndërkombëtare edhe në Hagë, por partiak dhe në selinë e zyrat e partisë, e pastaj t’iu jepet kozmetikë qeverisëse, duke krijuar komisione e komitete partiake për luftimin e kundërshtarëve politik, përmes shpalljes “kulak” dhe internimit politik pastaj.

Falë Zotit se nuk e kemi bërë edhe bashkimin kombëtar, se do ta merrnim në shërbim edhe burgun e Spaqit e Burrelit.

Pra, e vetmja shpresë që ka mbetur për të shpëtuar dhe këtë pak shtetësi të brishtë kosovare është veprimi ex officio i Gjykatës Kushtetuese.
Kjo duhet të na shpëtojë që të mos kalojmë në diktaturën e proletariatit.

Por, ndaj qëndrimin se Kosova duhet patjetër t’i bëjë standarde të qeverisjes, objektivat programore që i vendosi PDK-ja në vitin 2019 për dënimin dhe konfiskimin e pasurive, pa prejardhje ligjore të gjithë atyre që tashmë dihen kush janë dhe si u pasuruan kundërligjshëm nga lufta e tutje.

Duhet të ndiqen penalisht për dëmet, humbjet e shkaktuara dhe përfitimet e dështuara në dëm të shtetit. Kjo kërkon ndjekjen penale dhe ndëshkimin, larg veprimit selektiv.