UBT

Ligjëratë vetëdijësuese për parandalimin e bullizmit në shkollën “Abdulla Tahiri” në Gjilan

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Policia e Kosovës, përmes Njësisë për Sektor dhe Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan, ka zhvilluar më 30 mars 2026 një ligjëratë vetëdijësuese me temën “Parandalimi i bullizmit” në ambientet e Shkolla Fillore Abdulla Tahiri në fshatin Malishevë.

Ligjërata u mbajt me nxënësit e klasave të teta dhe të nënta, me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e krijimit të një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm në shkollë. Gjatë aktivitetit, nxënësit u informuan për format e ndryshme të bullizmit, pasojat që ai shkakton si dhe mënyrat konkrete për ta parandaluar dhe raportuar atë.

Aktiviteti u zhvillua në mënyrë interaktive, duke u dhënë mundësi nxënësve të ndajnë mendimet dhe përvojat e tyre, çka ndikoi në një diskutim të hapur dhe konstruktiv.

Uji Dea

Personeli arsimor dhe nxënësit e mirëpritën këtë ligjëratë, duke e vlerësuar si shumë të dobishme për rritjen e ndërgjegjësimit dhe marrjen e njohurive të reja mbi këtë fenomen shqetësues.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë me aktivitete të tilla parandaluese dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet arsimore, me synim rritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit të të rinjve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.