FITORJA

Lidhja shqiptaro-amerikane: Serbia duhet të njohë kushtetutshmërinë e Kosovës para se të ulen në tryezën e bisedimeve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Lidhja qytetare shqiptaro-amerikane theksoi sot se mbështesin qëndrimin se Serbia duhet të njohë “kushtetutshmërinë e Kosovës”, përpara se Serbia dhe Kosova të ulen në tryezën e bisedimeve.

Në deklaratën për media thuhet se është e qartë që Kosova po bën çdo gjë të mirë në ndërtimin e demokracisë dhe zbatimin e rendit dhe ligjit, ndërsa Serbia po bën çdo gjë të gabuar duke përdorur kërcënime dhe dhunë në veri të Kosovës kundër KFOR-it dhe gazetarëve dhe duke rrëmbyer tre policë të Kosovës.

“Ne qëndrojmë pas qëndrimit të arsyeshëm të kryeministrit Albin Kurti se Serbia duhet të njohë ‘kushtetutshmërinë e Kosovës’, përpara se Serbia dhe Kosova të ulen në tryezën e bisedimeve. Përndryshe, Kosova do të bëhet një ‘Republika Srpska’ tjetër – me pak fjalë, një shtet i dështuar dhe një problem i përhershëm për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

ARKATANA

Për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Evropën Juglindore, njohja reciproke dhe përfshirja graduale e Kosovës dhe Serbisë në strukturat evropiane dhe në NATO është e vetmja rrugë përpara. Kjo mund të arrihet vetëm me mbështetjen e parezervë të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Sipas Lidhjes qytetare shqiptaro-amerikane kjo është arsyeja pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 23 qershor deklaroi se Kosova “është e gatshme për zgjedhje të reja në veri dhe për tërheqjen e Policisë nga objektet komunale në katër komunat veriore, por vetëm pasi të plotësohen kornizat ligjore për to”.

“Është e qartë se Kosova po bën çdo gjë të mirë në ndërtimin e demokracisë dhe zbatimin e rendit dhe ligjit, ndërsa Serbia po bën çdo gjë të gabuar duke përdorur kërcënime dhe dhunë në veri të Kosovës kundër KFOR-it dhe gazetarëve dhe duke rrëmbyer tre policë të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.